Klerku.com Transkriptuesi ↗

Ndihmë & mbështetje

Për çdo pyetje rreth Transkriptuesit ose llogarisë suaj, na shkruani — përgjigjemi zakonisht brenda një dite pune, në shqip ose anglisht.

Përgjigjemi te emaili që shkruani, zakonisht brenda një dite pune.

Pyetje të shpeshta

Bleva abonimin, por aplikacioni s'është aktivizuar

Sigurohuni që jeni kyçur me të njëjtën llogari Apple me të cilën e bletë abonimin. Në aplikacion hapni faqen e abonimit dhe prekni «Rikthe blerjet». Nëse ende s'aktivizohet, na shkruani.

Si ta anuloj abonimin?

Abonimi blihet me Apple, prandaj anulohet te Apple: Cilësimet → emri juaj → Abonimet → Transkriptuesi → Anulo abonimin. Mund ta hapni edhe nga aplikacioni: Profili → «Menaxho abonimin». Pas anulimit, qasja vazhdon deri në fund të periudhës së paguar.

Ku përpunohen regjistrimet e mia?

Vetëm në telefonin tuaj. Transkriptimi ndodh tërësisht në pajisje — zëri juaj nuk ngarkohet askund, dhe biblioteka juaj e regjistrimeve ruhet vetëm në iPhone. Shihni politikën e privatësisë.

Si ta fshij llogarinë?

Në aplikacion: Profili → «Fshi Llogarinë». Kjo fshin përgjithmonë llogarinë dhe të dhënat e saj nga serverët tanë.

Sa është prova falas?

Çdo llogari e re ka 2 orë transkriptim falas, pa kartë. Pas tyre, Transkriptuesi Pro vazhdon pa kufi.